Suarez: U habita që gjyqatari nuk akordoi faul ndaj Varanes
Suarez ka folur pas barazimit 2:2 mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou.
Uruguajani ka deklaruar rreth golit të dytë të Barcelonës të cilin e shënoi Messi pas asistit të tij, por që Suarez para se te asistonte kishte një kontakt me mbrojtësin e Real Madridi-t, Varane, transmeton KosovaPress.
“Ishte pak faull sepse Varane kontrollonte topin dhe unë i rashë me këmbë. Të them të vërtetën, u habita që gjyqtari më la të vazhdoj”, u shpreh Suarez.
“Ishte ndeshje e mirë, El Clasicot gjithmonë luhen në këto kushte”, shtoi ai.



