Suedia e pranon se ushqimi kombëtar i saj ka origjinë nga Turqia
Turqit kanë reaguar me gëzim të madh pas pranimit të Stockholmit se ushqimi i saj kombëtar ka origjinë nga Turqia, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
“Qoftet e famshme suedeze që i merrni në Ikea janë në të vërtetë turke, ka pranuar qeveria suedeze,” ka shkruar në Twitter TRT World, kanali publik i lajmeve të Turqisë.
“Qeveria suedeze: qoftet suedeze kanë origjinë nga kuzhina turke,” ishte ballina e Hurriyet.
Pa ndonjë arsye të qarët, Suedia kishte thënë se “Qoftet suedeze janë të bazuara në fakt në një recept që e solli Mbreti Karl XII nga Turqia në shekullin 18. Le të mbesim te faktet!”
Karli poashtu konsiderohet përgjegjës për importimin dhe popullarizimin e pirjes së kafesë, një shprehi turke, e cila u përhap aq shumë sa Mbreti Gustav III e kishte ndaluar për një kohë të shkurtër. /Periskopi



