Suedia përmbys Portugalinë, kthehet nga disavantazhi prej dy golash për të fituar (Video)

Suedia përmbys Portugalinë, kthehet nga disavantazhi prej dy golash për të fituar (Video)

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte golashënues (18’).

Pas një aksioni të nikoqirëve, Andreas Granqvist gaboi në ndërhyrjen e tij dhe e dërgoi topin në rrjet (34’).

Megjithatë, suedezët nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë e barazuan rezultatin me dy golat e Viktor Claesson (57’ dhe 76’).

Ndërsa autogoli i Joao Cancelo në minutat shtesë (90’+3) ua dha fitoren mysafirëve, përcjell Telegrafi.

Është ky një rezultat tejet i mirë i Suedisë ndaj kampionit të Evropës, megjithëse kjo ishte një ndeshje miqësore për t’i provuar lojtarët.

https://www.dailymotion.com/video/x5gixy5_cristiano-ronaldo-goal-vs-sweden-1-0_sport

Shpërndaje në: