Sulm brutal i ultrasve të Dortmundit ndaj fansave të Leipzigut (Video)

Sulm brutal i ultrasve të Dortmundit ndaj fansave të Leipzigut (Video)

BILD raporton se përkrahësit ultras të Dortmundit kanë sulmuar brutalisht fansat e Leipzigut, para fillimit të ndeshjes, transmeton Koha.net.

Policia me këtë rast ka ngritur 28 akuza, ndërsa në mesin e të sulmuarve kishte edhe fëmijë e gra. Të lënduar kanë mbetur edhe katër zyrtarë policorë, si dhe një qen i policisë.

Një zyrtar policor ka treguar për Bild se sa brutal ishte sulmi i fansave të Dortmundit.

“Ultrasit e BVB kanë sulmuar rëndë tifozët mysafirë, ndërsa në anën tjetër fansat e Leipzigut nuk treguan asnjë agresion. Para takimit rreth 400-500 ultras papritmas dolën para një restauranti në afërsi të hyrjes së mysafirëve në stadium. Kjo është shumë e pazakontë, ata kurrë nuk vijnë aty. Natyrisht se ne menjëherë reaguam duke çuar forcat aty”, është shprehur një zyrtar policor.

Kur fansat e Leipzigut më në fund arritën te stadiumi, dhe të shoqëruar nga policia, shpërtheu dhuna. Mbi ta është hedhur gurë, shishe, fishekzjarre e kanaçe. Në anën tjetër Policia u kundërpërgjigj duke përdorur shkopinj dhe sprej.

Klubi Dortmundit ka reaguar ndaj këtij veprimi të fansave , duke thënë se “dënon ashpër këtë dhunë”.

Shpërndaje në: