Sulm në ndeshjen e futbollit në Vushtrri, arrestohet njëri – dyshohen edhe futbollisti me trajnerin

Sulm në ndeshjen e futbollit në Vushtrri, arrestohet njëri – dyshohen edhe futbollisti me trajnerin

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Vushtrri një të dyshuar pasi që i njëjti gjatë një loje futbolli është futur në fushë dhe ka tentuar të sulmojë futbollistët.

Gjatë arrestimit një futbollist dhe një trajner kanë penguar zyrtarët policorë, ku të njëjtit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Periskopi.

Futbolli në Kosovë vazhdon të përballet me organizimin e dobët nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Periskopi

 

Shpërndaje në: