Sulmet e Trump ndaj Papës, reagon për herë të parë Vatikani
Vatikani ka dalë me një reagim për herë të parë pas sulmit të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papa Leo XIV. Një zyrtar i Vatikanit tha se udhëheqësi amerikan po përdor këtë gjuhë sepse sipas tij, Trump nuk mund të debatojë me Papën.
“Trump nuk debaton me Leon: ai i lutet atij të tërhiqet në një gjuhë që ai mund ta dominojë. Por Papa flet një gjuhë tjetër, një gjuhë që refuzon të reduktohet në gramatikën e forcës, të sigurisë, të interesit kombëtar”, tha At Antonio Spadaro në X.
Leo, Papa i parë amerikan, është bërë gjithnjë e më i zëshëm në lidhje me luftën e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, duke dënuar javën e kaluar retorikën dhe kërcënimet e Trump kundër popullit të Iranit si “vërtet të papranueshme”.
Duke folur me gazetarët të dielën në mbrëmje, Trump tha se nuk ishte një fans i Papa Leos. Ai theksoi se nuk i pëlqen një papë që është në rregull të kesh një armë bërthamore.
Trump akuzoi Papën se i shërbente të majtës radikale. Sipas tij Papa është i dobët në frontin e kriminalitetit dhe shumë i keq në politikën e jashtme.



