Sulmet synonin liderin suprem dhe bashkëpunëtorët e tij, ja tre zyrtarët e lartë iranianë që mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar
Mediat izraelite po raportojnë se objektivat kryesore të sulmeve ndaj Iranit ishin lideri suprem Ajatollah Ali Khamenei, zyrtarët e lartë iranianë si dhe depot e materialeve bërthamore të Iranit.
Sakaq, Channel 12 raporton se një prej zyrtarëve të lartë që u vra gjatë sulmeve ishte Ali Shamkhani, një këshilltar i Khameneit dhe përgjegjës për programin bërthamor.
Sipas mediave izraelite gjatë operacionit të sotëm u vra edhe Shefi i ushtrisë së Iranit, Amir Khatami.
“Amir Khatami, komandant i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, është eliminuar”, raportuan mediat, megjithatë lajmi nuk është konfirmuar nga burime iraniane.
Ndërkohë Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, kreu i gjyqësorit të Iranit, thuhet se u vra gjithashtu gjatë sulmeve.
Mohseni-Ejei më parë mbikëqyrte gjyqësorin e Iranit, i cili është përballur me kritika ndërkombëtare për dënimet e ashpra të dhëna gjatë shtypjes së protestave të janarit. Thuhet se ai caktoi vendosi dënimin me vdekje për mijëra protestues.



