Sulmi me dronë në rezidencën e Putinit, Zelensky mohon përfshirjen

Sulmi me dronë në rezidencën e Putinit, Zelensky mohon përfshirjen

Volodymyr Zelensky hodhi poshtë me forcë akuzat e Moskës për një sulm masiv me dronë ndaj rezidencës shtetërore të Vladimir Putinit në rajonin e Novgorodit të hënën. Përmes një mesazhi në Telegram, presidenti ukrainas e quajti këtë një ngjarje të sajuar nga Rusia.

“Këto janë gënjeshtra tipike ruse dhe një trillim i plotë. Moska po kërkon me çdo kusht një arsye për të vijuar agresionin dhe e sheh progresin drejt paqes si një dështim të saj”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se 91 dronë ukrainas u asgjësuan mbi rezidencën e Valdait, ku nuk pati dëme apo të lënduar. Ngjarjen e quajti “terrorizëm shtetëror” dhe paralajmëroi se kjo e detyron Rusinë të ashpërsojë pozicionin e saj në negociata.

Presidenti amerikan Donald Trump tha fillimisht se ishte “shumë i zemëruar” pas një telefonate me Putinin, por më vonë pranoi se është e mundur që sulmi të mos ketë ndodhur fare, pasi deri më tani Kremlini nuk ka paraqitur asnjë provë vizuale për shkallën e pretenduar të sulmit.

Kjo krizë e re diplomatike vjen pas takimit në Florida, ku Trump dhe Zelensky diskutuan planin me 20 pika për fundin e luftës.

Shpërndaje në: