Sulmi ndaj autobusit të Borussia Dortmund, nuk ka fakte kundër të dyshuarit irakian
Prokurorët gjermanë thonë se nuk kanë prova deri më tani lidhur me të dyshuarin për sulmin me bomba kundër autobusit të ekipit të Borussia Dortmund.
Ata kanë vendosur që 26-vjeçarin irakian ta mbajnë nën arrest, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Njeriu, i identifikuar vetëm si Abdul Beset A, dyshohet për anëtarësim në një degë të të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS).
Tri bomba kishin shpërthyer të martën pasi futbollistët e Borussia Dortmundit po udhëtonin në një ndeshje kundër Monakos.
Marc Bartra iu kishte nënshtrua një operacioni pas thyerjes së një kocke në dore, ndërsa asnjë lojtar tjetër nuk u lëndua./Periskopi/



