Sulmi seksual ndaj 7-vjeçares në Vushtrri: I dyshuari është në paraburgim dhe pezullohet nga puna

Sulmi seksual ndaj 7-vjeçares në Vushtrri: I dyshuari është në paraburgim dhe pezullohet nga puna

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Vushtrri, ku një 7-vjeçare është sulmuar seksualisht në shkollë nga një punëtor teknik.

Lidhur me këtë rast për T7 ka folur, drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Naile Bekteshi. Kjo e fundit ka thënë se rasti ka ndodhur me datën 01 të këtij muaji, dhe se, sipas informacioneve rasti ‘’nuk ka ndodhur në shkollë’’.

‘’Mas pari rasti nuk ka ndodhur në shkollë. Jemi të informuar, unë si drejtoreshë e arsimit, jam informuar me datën 03.04, për rastin që ndodhur me të 1. Rasti në fjalë, sipas të dhënave, drejtori që na u ka drejtuar drejtorisë së arsimit, punëtori teknik ka qenë i lirë qat ditë punës, nuk ka qenë në marrëdhënie punë qat ditë hiç, ka marrë leje pushim, për qat ditë u kanë i liruar. Edhe rasti ka ndodhur, vajza duke shkuar në shkollë, sipas informacionit, mësuesja e ka vrejt nxënësen në shkollë që s’po nihet mirë edhe kanë diskutuar me të, pastaj prindi e ka thirre prindin, organet kompetente policinë rreth rastit, dhe tani rasti është dorëzu në organet kompetente’’, ka thënë Bekteshi për T7.

Tutje, e njëjta ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është dhënë masa e paraburgimit, dhe se, i njëjti është pezulluar nga puna.

‘’ka qenë 48 orë i burgosur, paraburgim. Sot u dëgjuam me policinë, u marr masa edhe 30 ditë është në paraburgim rreth rastit në fjalë. Ne e kemi pezullua nga vendi i punës, deri në përfundim e procedurave nga organet kompetente. Rasti ka ndodh sipas informacioneve jashtë shkollës’’, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: