Sulmohen fizikisht në skenë Beyonce e Jay-Z

Sulmohen fizikisht në skenë Beyonce e Jay-Z

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në mbrëmje në koncertin e Jay Z dhe Beyonces gjatë “OTR Tour Atlanta”.

Nga disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet se një fans i dehur ka hyrë në mes të turmës duke u shkuar drejt çiftit për t’i sulmuar.

Pas kësaj kanë reaguar punojësit e sigurisë dhe balerinët, ku në videot e publikuara shihet se pasi që e kanë kapur fansin edhe e kanë rrahur.

Sipas “TMZ” policia mbërriti menjëherë dhe tashmë është bërë e ditur se nuk ka pasur asnjë të lënduar gjatë incidentit.

Një përfaqësues i turneut tha se siguria duhet të jetë pak më e fortë në të ardhmen.

Shpërndaje në: