Sulmohet në Shqipëri autobusi i ekipit kosovar (Foto)
Një ngjarje e papritur ka ndodhur në qytetin e Kukësit, ku autobuzi i ekipit të Besës së Pejës është sulmuar nga tre persona.
Skuadra pejane po udhëtonte nga Shqipëria për t’u kthyer në Kosovë, kur papritur është goditur me gurë. Autobusit i është thyer xhami, siç duket në fotot e mëposhtme.
Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, teksa ekipi i Besës nuk ka konkurrencë, apo armiqësi me ndonjë nga ekipet shqiptare.





