Sulmohet me vezë Vlora Çitaku, në mes të Amerikës

Sulmohet me vezë Vlora Çitaku, në mes të Amerikës

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku është sulmuar me veç.

Kjo ka ndodhur në “University of Denver”, në Colorado.

Ajo që e ka sulmuar është Blerta Avdili.

Për Periskopi.com ajo ka folur duke treguar se e ka sulmuar me 2 vezë të prishura, siç thotë ajo, për personin e ‘prishur’.

Vdili që është aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT e që ndodhej atje për një prezantim, shpjegon se e bëri ngase vlerëson se Vlora Çitaku është një nga aktoret më të mëdha që është e ngulitur në strukturën e dhunës në Kosovë.

“Ajo ka marrë pjesë në fushata në mbështetje  të komunitetit LGBT, por duke i përdorur ata e edhe duke përdorur edhe dobësinë e grave. Është një kriminele me taka të larta. E bëra atë sepse historia e plotë e Kosovës duhet  të dëgjohet nga bota-tregimi i njerëzve tanë po shkon duke u mbytur nga politikanët tanë të korruptuar derisa ata mbesin të integruar në dhunën strukturore”, thotë ajo për Periskopi.com

Shpërndaje në: