Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Deçan
Një person është arrestuar në Deçan pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



