Sulmoi katër policë, arrestohet një person në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar katër zyrtarë policorë.
Policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 26.08.2025 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj personave zyrtarë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.



