Sulmon policin në Prishtinë derisa arrestohej
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë deri sa ishin duke kryer detyrën zyrtare, konkretisht arrestimin e tij.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia tregoi rastin përmes raportit 24 orësh.



