“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh Fisnik Asllanin si pasues të Robert Lewandowskit

“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh Fisnik Asllanin si pasues të Robert Lewandowskit

Barcelona është duke vazhduar ta ndjekë sulmuesin Fisnik Asllani, si një nga prioritet për në verë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, së fundmi “SPORT” – ylli i Kosovës shihet si ideali për ta zëvendësuar polakun, e ardhmja e të cilit mbetet komplet e pasigurt.

Gjithnjë në bazë të raportimit, Asllani shihet si lojtari ideal për të rritur nivelin e skuadrës edhe më shumë në aspektin ofansiv, për të kombinuar pranë Lamine Yamal, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Profili i tij përshtatet më shumë si një sulmues modern, që arrin të lëvizë mirë jashtë zonës, lidhet me bashkëlojtarët dhe krijon avantazhin në pjesë të ndryshme të fushës”.

“Aspekti ofansiv e bën të lehtë ta imagjinosh duke luajtur pranë një Lamine Yamal, që është “djallë” në krahë”.

Përndryshe, interesim për Asllanin kanë edhe gjigantët gjermanë si Bayern Munich e Borussia Dortmund./Periskopi

Shpërndaje në: