Sulmuesi i Prishtinës: Jemi pretendent për titull

Sulmuesi i Prishtinës: Jemi pretendent për titull

Futbollisti i njohur beson se skuadra e tij është favorite për t’u shpallur kampion në këtë sezon të Super Ligës.

“Mendoj se jemi pretendent për titull. Jemi njëra prej dy ose tre skuadrave më të mira”, deklaroi Osmani për Periskopin.

Ai u pyet edhe rreth rikthimit të formës dhe rezultateve të mira të Prishtinës, ku tha se kjo ka ardhur pas organizimit më të mirë.

“Për rikthimin pozitiv ka ndikuar organizimi më i mirë në klub dhe konkurrenca e lojtarëve. Këtë sezon kemi më shumë lojtarë”, shtoi ai.

Krejt në fund, ai përmendi skuadrat të cilat i sheh si rivale në garën për titull.

“Feronikeli, Besa dhe Trepça ’89 që po befason për të mirë, janë skuadra që janë në garë për titullin”, përfundoi ai.

Aktualisht, lider në Super Ligë është Trepça ’89 me 24 pikë, katër më shumë se Prishtina që gjendet në pozitën e dytë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: