Sulmuesi izraelit: Prisja që Berisha të binte në provokim

Sulmuesi izraelit: Prisja që Berisha të binte në provokim

Futbollistët në fjalë u kacafytën për shkak të një ndërhyrje të vendësve, të cilën izraelitët e fituan si penalti.

Mirëpo, Zahavi thotë se priste që Berisha të bënte gabimin dhe të reagonte pas rrëzimit të lojtarit në fjalë, ndërsa shton se ndihet keq që nuk shënoi penaltinë në atë moment.

“Mua më rrëzuan, ishte një penallti e qartë, ndërsa portieri pretendoi se po stimuloja. Ai mu afrua me kokë dhe më tha thuaj të vërtetën. Unë nuk jam naiv, unë thjesht prita që ai të bënte gabimin”, deklaroi Zahev.

“Jam i zhgënjyer vetëm për një gjë pasi gabova nga pika e bardhë e penalltisë”,  shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: