Sulmuesi kosovar ia ‘terron’ me një super gol skuadrës serbe (Video)

Sulmuesi kosovar ia ‘terron’ me një super gol skuadrës serbe (Video)

Kësisoj ata kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e njohur nga Serbia, Partizanin e Beogradit.

Tek ekipi i njohur gjerman, aktivizohet mesfushori kosovar Dren Hoxha i cili më parë ishte pjesë e Schalke 04.

Hoxha ishte vendimtar për ekipin e tij në këtë përballje duke shënuar një gol spektakolar.

Në fakt ishte një goditje fantastike e Drenit nga rreth 30 metra duke mposhtur portierin serb.

Kujtojmë që 22-vjeçari është lojtari kryesor i skuadrës gjermane Kickers Offenbach.

Në 21 ndeshje këtë edicion, mesfushori ofensivë ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

E goli i tij ka vlerë të madhe pasi i ka shënuar një skuadre serbe.

https://youtu.be/VOMLOHi-3KU

Shpërndaje në: