Sulmuesi kosovar rikthehet në Superligën turke si kampion (Foto)
Rizespor ka shënuar fitore sot ndaj Umranieyspor dhe ka siguruar pozitën e parë në Ligën e Parë turke
Vedat Muriqi erdhi në janar te Rizespor ku gjatë pjesës së dytë të kampionatit shënoi 8 gola duke kontribuar që skuadra e tij të rikthehet në elitën e futbollit turk, transmeton Periskopi.
Rizespor sot u shpall kampion në Ligën e Parë me 66 pikë të tubuara, derisa ka edhe një ndeshje për ta luajtur javën e ardhshme.

Muriqi te Rizespor erdhi nga skuadra turke Gencelirbgli. /Periskopi/



