Sulmuesi që po i lë nën hije emrat si Suarez e Lewandowski – 17 gola në 10 ndeshjet e fundit

Sulmuesi që po i lë nën hije emrat si Suarez e Lewandowski – 17 gola në 10 ndeshjet e fundit

Duvan Zapata është futbollisti që është duke shkëlqyer këtë sezon tek skuadra e Atalanta-s.

Sulmuesi kolumbian gjatë dhjetë ndeshjeve të fundit ka shënuar 17 gola ku ka lënë prapa yjet si Edison Cavani, Lionel Messi, Neymar, Gabriel Jesus e të tjerë.

Zapata gjatë kësaj jave shënoi dy gola kundër Juventusit ku pas fitores së Atalantas 3-0 u kualifikuan për në gjysmëfinale që do të përballen me Fiorentinën.

Sulmuesi 27 vjeçar gjithashtu ka lënë pas Cristiano Ronaldon i cili nuk gjendet fare në këtë listë të golashënuesve.

Zapata gjatë këtij sezoni ka pasur 29 paraqitje për Atalanta-n ku ka shënuar 20 gola dhe ka bërë 5 asistime./Periskopi/

Shpërndaje në: