Sulmuesi që premtoi shumë, dështoi dhe largohet nga Inter?
Së fundmi në garë për transferimin e tij është futur fuqishëm gjiganti gjerman, Schalke 04.
Kaltër e bardhët gjerman kanë ofruar tetë milionë euro për transferimin e malazezit në Bundesliga.

Stefan Jovetic, Inter
Mediat gjermane kanë shkruar se Jovetic tani ndodhet pranë Schalkes, ku do ta formojë dyshen e sulmit me kosovarin Donis Avdijaj.
Interesim për ish-anëtarin e Fiorentinës ka shprehur edhe Fenerbahce dhe Valencia.



