Super Cikalleshi, shënon në debutim kundër gjigantit turk (VIDEO)

Super Cikalleshi, shënon në debutim kundër gjigantit turk (VIDEO)

Sokol Cikalleshi vërteton më së miri se është rikthyer në shtëpi.

Vetëm dy ditë pasi u zyrtarizua te Akhisarspor në Turqi, bomberit kavajas iu besuan menjëherë minuta në sfidën që klubi turk luan në shtëpi ndaj Beshiktashit, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës.

Cikalleshi u hodh në fushë në minutën e 46-të, sapo filloi pjesa e dytë, teksa shifrat shënonin 0-1 për Beshiktashin. Për fatin e tij të keq, miqtë shënuan edhe dy herë të tjera, por bomberi shënoi golin e nderit për Akhisarsporin në minutën e 81-të, pasi iu vodh mbrojtjes mike, dhe i vetëm me portierin nuk fali nga brenda zone.

Cikalleshi Gol on Vidnews.

Shpërndaje në: