Super KB Prishtina, mposhtë Steauan

Super KB Prishtina, mposhtë Steauan

Ka përfunduar ndesha ndërmjet Steaua Bucurestit dhe Z Mobile Prishtinës, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në FIBA Europe Cup.

Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme, me rezultat 87:81 dhe me dy fitore në dy ndeshjet e para ka treguar se është ndër skuadrat më cilësore në grup dhe me gjasë reale për ta kaluar këtë rreth të garave.

Basketbollistët e skuadrës sonë ishin të shkëlqyeshëm sidomos në çerekun e katërt, të cilin e fituar me shifrat 33:24.

Pas nismës më të mirë të vendësve, prishtinasit u kundërpërgjigjën në çerekun e dytë, të cilin e fituan me 24:15 dhe në pushim shkuan me epërsi prej 7 pikëve, 43:36.

Në çerekun e tretë skuadra rumune e diktoi ritmin e lojës, ishte më e përqendruar dhe këtë dhjetëminutësh e fitoi me 21:11.

Mirëpo, në çerekun e fundit, atëherë kur nevojitej më së shumti, Z Mobile Prishtina ishte dukshëm më e mirë dhe në fund iu gëzua fitores me rezultat 87:81.

Khalid Boukichou me 29 e Dardan Berisha me 23 pikë ishin më efikasit te Prishtina, tek e cila pikë dyshifrore (12) pati edhe A.J. Davis.

Ndërsa, te Steaua Bucuresti, Skylar Rodrigo Spencer me 24 e Zarko Djuric me 20 ishin më të dalluarit.

Për skuadrën rumune kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje.

Shpërndaje në: