Super Kupa evropiane mund të mos luhet në Shkup?

Super Kupa evropiane mund të mos luhet në Shkup?

Për shkak të një varg lëshimesh të bëra gjatë qeverisjes së kaluar, Super Kupa evropiane Real Madrid – Manchester United, mundet të mos luhet në Shkup, pasi që stadiumi ”Telekom Arena” nuk është gati sipas standardeve të UEFA-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është thënë në mbledhjen e mbrëmshe të Qeverisë, e cila ka angazhuar Sekretarin e Përgjithshëm që të ndërmerr të gjitha masat e duhura për të gjetur mënyrë për t’u organizuar Super Kupa në Shkup.

Një ekip i UEFA-së pritet që të vizitojë Shkupin më 21 korrik. Sot do të shpalosen çështjet ku është ngecur me plotësimin e standardeve të UEFA-së në stadiumin ”Telekom Arena”.

Shpërndaje në: