Super lajm për Manchester United në prag të ndeshjes me PSG-në

Super lajm për Manchester United në prag të ndeshjes me PSG-në

 Edinson Cavani nuk është i gatshëm të rikthehet për Paris Saint-Germain dhe ka gjasa të humbasë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin, sipas Thomas Tuchel.

Sulmuesi uruguajan ka qenë jashtë fushave që nga 9 shkurti, kur u lëndua në ndeshjen ndaj Bordeaux dhe e ka humbur sfidën e parë kundër ‘Djajve të Kuq’, të cilët PSG e fitoi 0-2.

Sulmuesi është kthyer në stërvitje me PSG-në këtë javë, por Tuchel u tha gazetarëve të premten se sulmuesi nuk është gati për udhëtimin e së shtunës ndaj Caen në Ligue 1, transmeton Periskopi.

Related image

Përveç Cavanit, edhe Neymar pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit në ‘Parc des Princes’ ndaj United.

“Nuk kam lajme për Neymar”, tha Tuchel në një konferencë shtypi. “Cavani kthehet sot me ekipin në stërvitje për herë të parë, nuk e di nëse ai do të bëjë tërë sesionin, por ai nuk është i gatshëm për nesër, unë kam qenë shumë optimist për herë të fundit, është faji im”.

”Jemi të lumtur që ai do të vazhdojë me ne. Duke qenë realist, është shumë e vështirë që ai të luajë kundër Manchester United. Stanley N’Soki ka një lloj tendosjeje dhe Sebastien Cibois është i sëmurë dhe ata të dy mungojnë nesër[ndaj Caen] gjithashtu”, konfirmoi Tuchel. /Periskopi/

Shpërndaje në: