Super lajm për tifozët e Barcelonës, shikojeni kush është kthyer për lojën e neserme
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka konfirmuar se Lamine Yamal është në formë të mirë dhe gati për t’u paraqitur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Newcastle.
Duke folur përpara ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve, Flick hodhi poshtë shqetësimet për gjendjen fizike të adoleshentit pas rolit të tij të kufizuar kundër Sevillas.
“Lamine Yamal është gati! Dje ai pati një seancë stërvitore fantastike. Ai është i aftë të ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje”, tha Flick.
Yamal ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke regjistruar 20 gola dhe 15 asiste në 38 paraqitje për Barcelonën.




