Super Manchester City i shkakton humbjen e parë Liverpoolit, rihapet gara për titull (VIDEO)
Manchester City ka shënuar fitore sensacionale në ‘Etihad’ përballë Liverpool.
‘Qytetarët’ triumfuan 2 me 1 në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni.
Ndeshja u kontrollua nga City, por pa rrezik në fillim të takimit.
Minuta 40-të solli golin e parë, që vetëm sulmuesi si Kun Aguero mund të shënojnë. Argjentinasi mposhti portierin Alisson me një goditje të fuqishme, edhe pse nga një kënd i vështirë.
Pjesa e dytë solli një Liverpool më kërkues, pasi për barazimi do ishte si një fitore.
Dhe goli i barazimit erdhi. Robertson pasoi mjaft te Roberto Firmino (64′) që me portën zbrazët barazoi rezultatin.
Por vetëm pas tetë minutave, Leroy Sane me një goditje të pakapshme për portierin mysafir i dha fitoren ekipit të tij.
Deri në fund, rastet më konkrete i pati ekipi i Guardiolas, që nuk arriti të thellonte avantazhin.
Tashmë diferenca mes Liverpool dhe City zvogëlohet në katër pikë. 54 pikë kanë ‘Të Kuqtë’, ndërsa 50 City. /Periskopi



