“Super” ministri i Albin Kurtit – Arben Vitia pëson rënie drastike të votave
Arben Vitia, dikur njeriu më i preferuar i Albin Kurtit- liderit të Vetëvendosjes, ka pësuar rënie drastike të votave brenda katër viteve.
Ndonëse ishte kandidat për kryetar të Prishtinës, dhe udhëheqi me një nga sektorët më të rëndësishëm në vend- me Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia brenda katër viteve ka humbur rreth 70 mijë vta, ndonëse rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë përfundimtare.
Derisa në zgjedhjet e vitit 2021 ai kishte marrë mbi 107 mijë vota, ai në kët zgjedhje ka marrë vetëm 40 mijë vota.Pra, ‘super’ ministri i Albin Kurtit, ka humbur mbi 60% të votave, nga i treti më i votuar në Listën e Vetëvendosjes, ka rënë në vendin e 10të.
Për më shumë shihni rezultatet në tabelën e bashkangjitur.



