Super ndeshja Manchester United – Real Madrid, ja kur do të luhet në Kaliforni
Dy gjigantët e futbollit evropian janë duke u përgatitur në ShBA, para fillimit të sezonit të ri.
Ato do të ndeshen në një ndeshje miqësore, në shtetin e nxehtë të Kalifornisë, transmeton Periskopi.
Ndeshja është pjesë e kompeticionit, Champions Cup, që është kompeticion i cili zhvillohet çdo vit në kohën e verës.
Ndeshja në Santa Clara luhet në ditën e diel dhe do të fillojë në orën 14:00, me kohën lokale, ndërsa tek ne i bie në orën 22:00. /Periskopi





