Super ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Madrid
Sonte zhvillohen disa përballje shumë interesante në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku priten duele të forta mes gjigantëve evropianë.
Në ndeshjen që nis nga ora 18:45, Bayer Leverkusen përballet me Arsenalin, në një duel që pritet të jetë shumë i luftuar. Arsenali pa dyshim është në formë më të mirë dhe është favorit për të avancuar tutje.
Ndërkohë, nga ora 21:00 luhen tri ndeshje të tjera mjaft interesante. Bodø/Glimt pret në shtëpi Sporting CP, në një përballje ku portugezët konsiderohen favoritë, por skuadra norvegjeze është e njohur për surprizat në Evropë këtë sezon.
Po në të njëjtën orë, gjiganti francez Paris Saint-Germain përballet me Chelsean, në një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes, ku të dy skuadrat synojnë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.
Superdueli i natës zhvillohet në Santiago Bernabéu, ku Real Madrid pret Manchester Cityn. Ky duel mes dy prej ekipeve më të forta në Evropë pritet të dhurojë spektakël dhe emocione të mëdha.



