Super-sulmuesi ënderron që të transferohet te Real Madridi

Super-sulmuesi ënderron që të transferohet te Real Madridi

 

Real Madridi është duke menduar që ta transferojë një sulmues të ri në janar, pasiqë Zinedine Zidane dëshiron ta ripërtërijë skuadrën e tij që nuk është në formë.

Shitja e Alvaro Moratas dhe Mariano Diaz i ka shkaktuar probleme atyre pasi që tash kanë mangësi të sulmuesve dhe shihet se Benzema është duke kaluar momentet më të dobta në karrieren e tij, transmeton Periskopi.

Po ashtu madrilienët deshirojnë që ti afrohen liderit Barcelona që është tetë pikë larg ‘mbretërve’.

Është bërë e ditur më herët në këtë vit se polaku Robert Lewandowski medoemos deshiron kalimin te Real Madridi.

Dhe sot, gazeta madriliene Marca raporton se i mbetet vetëm “ënderr” e sulmuesit, kalimin në Bernabeu. /Periskopi

Shpërndaje në: