Super sulmuesi kosovar nuk di të ndalet, shënon përsëri
Skuadra e tij Kedah u përballë me PKNP në kuadër të Kupës FA në Malajzi.
Kedah arriti një fitore të thellë duke mposhtur ekipin mysafir me rezultat 6-1
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 44-të, përcjell Telegrafi.
Krasniqi realizoi nga pika e bardhë, ndërsa ishte ndër më të mirët në fushë.
Fitorja me rezultat të thellë 6-1, i jep komoditet Kedah-ut për ndeshjen kthyese.



