Superliga e Kosovës me super-ndeshje edhe këtë javë
Java e 11-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll pritet të karakterizohet me ndeshje interesante, në shumicën prej të cilave është vështirë të parashikohet fituesi.
Të shtunën zhvillohen katër, ndërsa të dielën dy ndeshje.
Prishtina pritet të shënojë fitore kundër KEK-ut, ndërsa favorite llogaritet edhe Drencia ndaj Lirisë, qoftë për pozitën aktuale në tabelë, qoftë për formën momentale të të dyja skuadrave.
Ndërsa, dy skuadrat tjera mikpritëse, Ferizaj e Ballkani do të kenë punë më të vështirë ndaj Dritës, përkatësisht Flamurtarit.
Ndeshjet e së dielës me gjasë do të jenë edhe më interesante. Trepça ’89, e cila duket se më në fund e ka gjetur formën e saj të duhur do të takohet me Llapin, që së fundi ka bërë edhe ndryshime në shtabin teknik.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani do të përballet me skuadrën më në formë, Feronikelin. /Periskopi/
E shtunë:
15:00 Prishtina – KEK-u
14:45 Ferizaj – Drita
14:45 Ballkani – Flamurtari
14:45 Drenica – Liria
E diel:
14:45 Trepça ’89 – Llapi
14:45 Gjilani – Feronikeli



