Superliga e Kosovës: Vetëm një ndeshje luhet sot

Superliga e Kosovës: Vetëm një ndeshje luhet sot

Sot (e shtunë) fillon xhiro e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku vetëm një ndeshje ka në orar për ditën e sotme (e shtunë).

Java a e 23-të nis sot me një ndeshje, të dielën luhet një tjetër, teksa tri takime janë paraparë për ditën e hënë.

Ndeshja e vetme e ditës së sotme është ajo në mes të Dritës dhe Prishtinës së Re, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Njëri nga dy liderët së bashku me Ballkanin synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marrë fitoren e radhës dhe për të mbajtur pozitën e parë.

Kjo ndeshja është paraparë të fillojë nga ora 13:00, ndërsa Valon Bajgora është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Drilon Rexhepi dhe Pashtrik Burrniku si anësor./Periskopi

Shpërndaje në: