Superliga e Kosovës vjen me katër ndeshje të jashtëzakonshme

Superliga e Kosovës vjen me katër ndeshje të jashtëzakonshme

Në javën hapëse të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj dje regjistroi fitore, 2-0 ndaj Drenicës.

Ndërsa, sot zhvillohen edhe katër ndeshje tjera interesante në kuadër të kësaj jave.

Tri ndeshjet kryesore të kësaj jave zhvillohen në Prizren, Gjilan dhe në Podujevë.

Në stadiumin, ”Përparim Thaçi”, Liria pret Prishtinën, ku të dyja skuadrat janë në kërkim të tre pikëve të radhës.

Image may contain: text

Kampioni në fuqi, Drita pret në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit ish-kampionin, Trepça’89 në një përballje interesante.

Drita, e cila ka lëshuar shumë pikë këtë sezon, në krye me Shpëtim Duron kërkon fitore ndaj skuadrës së Maganit.

Në Podujevë, Llapi pret liderin, Feronikelin, ku fituesi do ta merrte kreun e tabelës.

Aktualisht, Feronikeli është lider me një pikë diferencë, por një fitore eventuale e Llapit, do t’i shihte podujevasit në krye të tabelës.

Image may contain: text

Në fund, KEK-u pret në Obiliq skuadrën e Ballkanit, në një ndeshje ku të dyja skuadrat e kanë objektivin e njejtë – fitoren./Periskopi/

Shpërndaje në: