Superliga, e shtuna na sjell derbin Llapi – Prishtina
Superliga e Kosovës rikthehet në fundjavë me mjaft ndeshje interesante.
Këtë javë luhet xhiroja e 20-të, ndërsa përveç garës për titull, interesante është edhe lufta për t’i ikur barazhit eventualisht rënies nga liga.
Lideri Feronikeli luan si mysafir i KEK-ut në Obiliq të premten, me fillim nga ora 13:30. Derbi i kësaj xhiroje luhet të shtunën ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, që po ashtu fillon nga ora 13:30.
Më poshtë mund t’i gjeni ndeshjet e plota të kësaj fundjave, si dhe renditjen tabelare. /Periskopi/





