Supermeçi i boksit, kështu po përgatitet McGregor (Foto)
Conor McGregor po përgatitet për meçin e boksit që do ta zhvillojë kundër Floyd Mayweather, më 26 gusht.
Conor postoi disa fotografi të tij në profilin e Instagram, ku shihet derisa përgatitet për duelin, transmeton Periskopi.
Irlandezi është trajnuar me boksierin e njohur, Paulie Malignaggi derisa të veshur kishte një palë shorce boksi me vlerë 240 funta, të llojit Gucci.
Meçi pritet të jetë një ndër meçet që ka gjeneruar më së shumti të ardhura në histori të sportit të boksit. /Periskopi






