Supermodelja 52-vjeçare nuk di të ndalet, realizon setin e ri fotografik
Supermodelja 52-vjeçare ka vërtetuar edhe njëherë që fjalën “pension” as nuk po e çon nëpër mend. Bëhet fjalë për Cindy Crawford e cila ka realizuar një set të ri fotografik.
Ajo ka pozuar pozuar për revistën “Town & Country”. Ndërkohë Cindy ka rrëfyer se vajza e saj 16-vjeçare Kaia dhe djali 18-vjeçar, Presley kanë nevojë për ndihmën e saj për të nisur karrierën në modeling.
“Dua që t’i fuqizoj fëmijët e mi në mënyrë që të jenë të zotët e vetes kur të nisin karrierën, por ende nuk janë gati. Tani më kërkojnë gjatë gjithë kohës këshilla mbi atë që duhet të bëjnë”, thotë 52-vjeçarja, e cila ndërkohë nuk po di t’i thotë “ndal” karrierës së saj.









