Supermodelja e famshme tregon se e ka bërë hundën operacion (FOTO)

Supermodelja e famshme tregon se e ka bërë hundën operacion (FOTO)

Supermodelja e famshme, Tyra Banks ka treguar se në fillimet karrierës së saj kishte zgjedhur t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike në hundë për ta rregulluar një defekt në hundë që e kishte shkaktuar gjatë një lëndimi si fëmijë.

44-vjeçarja ka rrëfyer se edhe të famshmit më të mëdhenj nuk janë të përsosur.

“Shihet qartë tek unë se e kam operuar hundën”, ka thënë ajo për E! News, në evenimentin e promovimit të librit të saj të ri, të cilin e ka shkruar së bashku me nënën Carolyn London.

“Dua që të gjithë të kuptojnë se njerëzit nuk zgjohen të famshëm”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në: