Supersulmuesi i Trepçës 89′ u përgjigjet gënjeshtrave të mediave kosovare: Jam boshnjak dhe jo serb, jam Musliman…
Mediat kosovare ditëve të fundit dhe sidomos disa portale që punen e tyre e bëjnë me lajme të pakonfirmuara, e kanë quajtur Avdic me kombësi serbe, çka e shtyrë sulmuesin të reagojë përmes rrjeteve sociale, duke spjeguar se nga vjen dhe cila është kombësia dhe feja e tij.
“Falenderimi i takom vetë Allahut që jam pjesë e Trepçës 89′.Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi, i cili ka ambicie të luajë në garat evropiane. I falenderojë zyrtarët e Trepçës 89′ që shprehen interesim të madh për mua. Vijë nga Serbia, po jam nga Sanxhaku i Novi Pazarit, nuk jam serb, jam boshnjak dhe Musliman”, shkruhej në statusin e Demit Avdic në “facebook”, transmeton Korneri.



