Supertifozera e ‘kalli’ “Elbasan Arenën”: Skënderbeu fiton miliona nga shitja e biletave
Ishin të jashtëzakonshëm. Një atmosferë super për më shumë se 90 minuta. Dhe meritë për arritjen e Skënderbeut kanë edhe tifozët.
Jo vetëm ata korçarë, por të gjithë shqiptarët, që mbrëmë në “Elbasan Arena” nuk e kanë vetëm ekipin bardhekuq.
Ashtu sikundër pritej, afro 11 mijë e 500 të pranishëm në impiant. Shifrat kalojnë rekordin, pasi as për Kombëtaren kuqezi nuk e kishim parë kaq plot këtë impiant.
Çmimet në fakt ishin krejt të arsyeshme, çka i dha mundësinë gjithkujt që të mos mungonte.
Dhe përfitimet për klubin vazhdojnë të shtohen, këtë herë prej biletave. Mësohet se afërsisht janë arkëtuar 80 milionë lekë të vjetër për këtë ndeshje.



