Superylli i Liverpoolit i uron amatorët e Dritës për fitoren në Superkupë [Foto]
Futbollisti me origjinë nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, ka bërë një postim në një nga rrjetet e tij sociale duke uruar klubin e vendlindjes së tij Dritën për fitoren e Superkupës së Kosovës në futboll në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.
Shaqiri ka të veshur një ndërresë ku shkruhet “Drita, Intelektualët” ndërkohë që në mbishkrimin e fotografisë thuhet: “Urime Drita.
Drita e fitoi mbrëmë superkupën ndaj Prishtinës me rezultat 2 me 1 megjithëse u tregua shumë e dobët në kualifikimet për Champions League dhe Europa League. Më mirë në garat ndërkombëtare nuk ishte as klubi nga kryeqyteti që humbi ndaj gjysmëamatorëve të Luksemburgut. /Periskopi




