Surpriza romantike e partnerit të Rudina Magjistarit, moderatorja në qiellin e 7
Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun e cila me
programin e saj të pasdites mbledh para televizorit mijëra shqiptarë. Ndërsa sa i takon
jetës private ajo është treguar gjithnjë hermetike, por jo këtë Shën Valentin.
Rudina ka zbuluar pak më parë surprizën që i ka bërë bashkëshorti ditën e sotme.
Xhavit Bajrami e ka surprizuar moderatoren me një buqetë trëndafilash të kuq që e kanë
lumturuar shumë Rudinën e cila e tregon buqetën me një video në Instastory.

“Me grip, me grip, po me trëndafila ama”, shkruan Rudina.

Moderatorja ka postuar edhe një foto tjetër ku shihet edhe surpriza për Mian, një
trëndafil rozë në qelq. “Trëndafili i Shën Valentinit për Mian”, shkruan Rudina.




