Surroi ironizon: “A bën që administrata të punojë veç deri në orën 11 shkaku i Kupës së Botës?”
Publicistja Flaka Surroi ka bërë një opinion të ri, të publikuar në portalin Koha, e të titulluar “Republika e festave”, shkruan Periskopi.
Surroi ka thënë që vendi është në nevojë për protesta, shkaku i keq-qeverisjes dhe i një varg gjërash tjera, ndër to edhe rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës.
Flaka Surroi ka kritikuar edhe opozitën e cila po heziton që të thërras protesta, dhe sidomos t’i artikulojë atë, në mënyrë që qytetarët të dalin masivisht për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Lexoni shkrimin e plotë duke klikuar këtu.



