Suso: Do mposhtim Juventusin, fitoren ia dedikojmë Berlusconit
Ai ka folur për gazetën La Gazzeta dello Sport ku ka treguar se si ata mund të mposhtin skuadrën e Allegrit.
“Si mund të ndryshojë sezonin tonë? Edhe nëse humbasin, siç ka ndodhur me Romë, kemi arsye prapë të jemi të kënaqur dhe të vazhdojnë të rritemi”.
“Nëse fitojmë do të jetë një dhuratë e bukur për presidentin më të madh të botë. E vetmja recetë që të mundim bardhezinjtë është të qëndrojmë të përqendruar për 90 minuta, përndryshe është e pamundur”.
“Montella perfekt për mua, do të më pëlqente të rinovoja kontratën”, ka thënë Suso.



