Alarmojnë ekspertët: Mos hani mish, jeni të rrezikuar (Video)
Zinxhiri i hallkave për të patur një mish të sigurt në Shqipëri nuk funksionon.
Eksperti i sigurisë ushqimore Dritan Laçi, shprehet se ekzistojnë shumë probleme të cilat vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.
Shqetësimet llojnë që nga matrikullimi dhe identikimi i kafshëve.
“Magazinimi në ambiente frigoriferike menjëherë pas therjes është i nevojshëm për të patur cilësi të mirë të mishit.
Më pas ai duhet lënë 24-48 orë para se të shitet”.
Një tjetër shqetësim për të është mostrajtimi i mbetjeve që vijnë nga therja e kafshëve.
Shpeshherë, sipas tij, ato hidhen nëpër lumenj, duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh për qytetarët.
“Mbetjet që vijnë si pasojë e therjes së kafshëve nuk u bëhet asnjë lloj trajtimi. Në këtë pjesë jemi në nivelin zero. Mbetjet hidhen nëpër përrenj apo lumenj. duke u bërë burim infeksionesh dhe sëmundjesh”.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi paralajmëroi nisjen e kontrolleve në çdo thertore, duke paralajmëruar mbylljen e tyre që nuk plotësojnë standardet. /TVKlan/



