Çeçenia i akuzon për terrorizëm dy burra gej: Moska i ndihmon në kapjen e tyre
Çeçenia ka hapur një hetim për terrorizëm ndaj dy burrave gej që kishin ikur nga rajoni vitin e kaluar por ishin arrestuar afër Moskës javën e kaluar.
Grupi për të drejtat e njeriut që kishte ndihmuar burrat të iknin nga Çeçenia, republikë autonome ruse ku torturimi, burgosja dhe vrasja e burrave po raportohet nga viti 2017, ka thënë se çifti po persekutohet për shkak të seksualitetit.
Salekh Magamadov dhe Ismail Isayev, njëri 20 e tjetri 17 vjeçar, ishin në qytetin e Nizhny Novgorodit, në lindje të Moskës, kur u kapën, sipas Rrjetit Rus LGBT, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Njëri nga burrat kishte thirrur në numrin e rrjetit, dhe punëtori kishte dëgjuar çirrjet në prapavijë të thirrjes.
Dy burrat më pas u rishfaqën në një qendër të mbajtjes në Çeçeni. /Periskopi



