Halil Kastrati shkon tek varri i Adem Jasharit, lutet bashkë me Bekimin

Halil Kastrati shkon tek varri i Adem Jasharit, lutet bashkë me Bekimin
Humanisti Halil Kastrati, nuk ka munguar sot në Prekaz, për të kryer vizitë në Memorialin e Jasharajve.
Bashkë me kryetarin Bekim Jashari, Kastrati vizitoi varret e jasharajve dhe u ndal tek ai i Ademit ku bëri disa lutje, shkruan “Jepi zë”.
“Zoti i gradoftë me gradat më të larta Dëshmorët e Lirisë”, ka thënë Kastrati para varrit të Ademit.
Ndryshe, sot ka nisur Epopeja e UÇK-së dhe do të zgjas tri ditë, kur shënohet edhe Nata e Zjarreve.

Shpërndaje në: